ART&KULTURË

Vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, kjo pikturë thyen rekord në ankand

Vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, kjo pikturë

Një pikturë e jashtëzakonshme e Gustav Klimt, “Portreti i Elisabeth Lederer”, u shit për 236.4 milionë dollarë, duke u bërë vepra moderne më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand dhe rekordi më i lartë global i Sotheby’s.

Kjo vepër, e shpëtuar rastësisht nga shkatërrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohet një nga portretet më të rëndësishme të Klimt që ndodhen ende në treg. Ajo vinte nga koleksioni personal i Leonard A. Lauder, trashëgimtar i Estée Lauder, koleksion i cili arriti gjithsej 527.5 milionë dollarë.

Në të njëjtin ankand u shitën edhe një pikturë e Edvard Munch për 35.1 milionë dollarë dhe një peizazh tjetër i Klimt për 86 milionë dollarë. Ndër veprat më të veçanta ishte skulptura “America” e Maurizio Cattelan, një tualet funksional prej ari 18 karatësh, që u ble për 12.1 milionë dollarë nga një markë amerikane.

Sotheby’s synon të kalojë shifrën 1 miliard dollarë përgjatë javës së ankandeve, me vepra nga artistë si Basquiat, Yves Klein, Matisse, Cecily Brown dhe Jeff Koons.