ART&KULTURË

“Xixëllonjë”, pas 30 vitesh në FIK, Gili: Kjo këngë ka qenë aq e fortë sa më ndriti në gjithë rrugëtimin tim muzikor

“Xixëllonjë”, pas 30 vitesh në FIK, Gili: Kjo

Në Natën Nostalgjike të Festivalit të 64-t të Këngës, Kleansa dhe Gili sollën përsëri në skenë hitin e njohur “Xixëllonjë”, këngë që shënoi fillimet e karrierës së Gilit.

“30 vite nga këndimi i saj, kjo këngë ka qenë aq e fortë sa më ndriti në gjithë rrugëtimin tim muzikor. Faleminderit përjetësisht publikut shqiptar. Në 1995, kur zbres në Tiranë, ky qytet më dukej më i bukuri në botë, dhe kështu mbetet edhe sot. Do të jetë gjithmonë në zemrën time”, tha Gili.