ART&KULTURË

Zbulimi i rrallë në Itali, gjenden dy faqe të botimit të parë të “Komedisë Hyjnore”

Zbulimi i rrallë në Itali, gjenden dy faqe të botimit të

Dy faqe nga botimi i parë i “Komedisë Hyjnore” janë gjetur gjatë transferimit të Arkivit Shtetëror nga Spezia në Italinë veriperëndimore.

Kryebashkiaku i Spezias ka bërë me dije se këto janë dy faqe autentike nga pjesët "Purgatori" dhe "Parajsa" nga botimi i parë i "Komedisë Hyjnore" të Dante Alighieri dhe se është qartësisht një origjinal i shekullit të 14-të.

Është një fakt i jashtëzakonshëm, zbulimi i një thesari me vlerë të paçmueshme.

Komedia Hyjnore është vepra madhore e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Alighieri, një prej teksteve kyç të letërsisë perëndimore.

Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një monument ku Dantja ngriti me fantazinë e tij të mrekullueshme, mbretërinë e botës së përtejme.