
Tashmë është zyrtare, Baseli do të jetë mirëpresë Eurovision 2025.
Finalja e madhe do të zhvillohet në “St. Jakobshalle” të shtunën, më 17 maj, ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën, më 13 maj, dhe të enjten, më 15 maj.
Biletat për këtë ngjarje do të dalin në shitje më vonë këtë vit, duke u dhënë adhuruesve të muzikës nga e gjithë Evropa mundësinë për të qenë pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm.
Drejtuesi i Baselit, Conradin Cramer, shprehu krenarinë dhe gëzimin e tij për këtë mundësi të veçantë: “Është një nder i madh për Baseli që të mund të organizojë ngjarjen më të madhe muzikore të drejtpërdrejtë në botë! Ne mezi presim këtë mundësi fantastike për të prezantuar Basel-in si një qytet kozmopolitan të kulturës në zemër të Evropës. Si një qytet i hapur në trekëndëshin kufitar të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës, ne kapërcejmë çdo kufi, çdo ditë. Kjo përshtatet në mënyrë të përkryer me Festivalin Evropian të Këngës. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim mysafirët tanë nga e gjithë Evropa: mirë se vini në Basel”.
Skena ka një kapacitet prej rreth 12,000 spektatorësh (kapaciteti do të reduktohet për disa mijëra për të bërë vend për skenën e Eurovisionit). Përveç saj, janë edhe pesë salla të tjera të përshtatshme për shtypin dhe ngjarje të tjera të Eurovision-it.
Basel ka një sistem të shkëlqyer transporti, një aeroport ndërkombëtar dhe është vetëm një orë larg nga aeroporti i Zyrihut.
Ai është qyteti i tretë më i populluar në Zvicër, pas Zyrihut dhe Gjenevës. I konsideruar si kryeqyteti kulturor i vendit, qyteti është shtëpia e 40 muzeve, duke përfshirë Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Kunstmuseum – koleksioni më i vjetër publik i artit në botë. Basel është gjithashtu vendlindja e legjendës së tenisit, Roger Federer.



