Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga “Pop Art Festival” i cili do të mbahet në Sheshin Skënderbej në orën 19:00 për të festuar “ngjyrat” e albumit të ri të Arilena Arës.
Ashtu siç edhe artistja ndërkombëtare ka treguar në rrjetet e saj sociale, “Pop Art Festival” do të presë në skenë edhe këngëtarë të njohur si Gjon’s Tears dhe Noizy.
Arilena është shprehur shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë festival. Ajo në një postim në Instagram ka treguar disa momente nga provat para festivalit.
“-4 Ditë nga “POP ART” Festival!?
Mezi pres të lë zemrën në skenë, dhe gjithë energjinë time ta ndaj me ju!❤️?”- shkruan Arilena duke e shoqëruar me disa foto nga provat.
Postimi i Arilenës
https://www.instagram.com/p/CWTllI8MmRF/
Video



