
Ndërsa përgatitet të pushtojë një tjetër skenë pas Festivalit të Këngës, duket se Sheila Haxhiraj po rrëmben zemra. Ose anasjelltas.
Jo, nuk bëhet fjalë për “zemrën e tokës” për të cilën ajo flet në këngën e saj me të njëjtën titull që tashmë do të konkurrojë edhe në Festivalin e Këngës në San Marino, por të një djaloshi.
Si një nga vajzat më hermetike, s’mund të pritej që nga Sheila të zbulohej shumë, por është më se mjaftueshëm për të thënë tepër.
Në një foto të siguruar ekskluzivisht nga popart.al, ajo sheh drejt dy syve që duket se ia kanë marrë zemrën. Një shikim që fjalët i bën të ndihen të tepërta, ndërsa ai i ka vendosur dorën në qafë.
Momenti është shumë intim, por njëkohësisht kaq i bukur dhe si flaka e qiririt që Sheila mban në dorë, vetëm na ndez më tepër kureshtjen për të ditur kush është djali misterioz.




