
Sia ka siguruar një fitore të rëndësishme në divorcin e saj të dytë. Gjykata ka refuzuar kërkesën urgjente të bashkëshortit të saj për të marrë kujdestarinë e plotë të djalit.
Sipas TMZ, gjykata vendosi që pjesa më e madhe e fakteve të renditura në dosjen ligjore të Daniel Bernard ishin lajme të vjetra, informacione të bëra të ditura në gusht kur ata nisën marrëveshjen e përkohshme të kujdestarisë fizike që i mundësoi Sia kujdestarinë parësore të fëmijës dhe vizita të kufizuara dhe nën vëzhgim për Daniel.
Ky i fundit i kërkoi gjykatës një vendim urgjent që të merrte kujdestarinë e djalit të tyre 1-vjeçar, Somersault Wonder Bernad, duke thënë se Sia ishte “një rrezik serioz dhe i menjëhershëm” për shkak të përdorimit të drogës.
Avokatja e Sia tha se nuk kishte informacione të reja që mund të ndryshonin marrëveshjen duke theksuar se vizitat e Daniel ishin të monitoruara pasi në kohën kur u bë marrëveshja, ai ishte nën hetim nga policia e Los Anxhelesit për pornografi të miturish. Ai hetim është mbyllur pa arrestim apo akuza.



