
Mes emrave të përfolur e të lakuar për prezantimin e Festivalit të 64-t të Këngës gjendeshin prezantuese me përvojë të gjatë televizive, një 'luftë' e heshtur për të pushtuar skenën gjatë eventit më të rëndësishëm muzikor që merr fund me një emër që nuk bën zhurmë, por muzikë kudo shkel: Arilena Ara!
Burime për popart.al zbulojnë ekskluzivisht se këngëtarja rikthehet edhe njëherë në Festivalin që fitoi në 2019, këtë herë me detyrën e prezantimit.
Arilena nuk është debutuese në udhëheqjen e skenës, përkundrazi, e kemi parë të prezantojë një program si "Piranjat."
Netët e spektaklit dhe muzikës janë edhe më pranë profilit të Arës.
Emri i saj shuan një kureshtje duke i lënë vend një tjetër pikëpyetjeje: kush do të jetë partneri i saj i skenës?
Sipas burimeve, Salsano Rrapi i përfolur tashmë si kandidat, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Megjithatë, Arilena Ara dhe Salsano Rrapi tingëllon një dyshe interesante!



