POP ART MEDIA

Asgjë si më parë! Sheila Haxhiraj transformon “Zemrën e tokës” për skenën ndërkombëtare

Asgjë si më parë! Sheila Haxhiraj transformon “Zemrën

Menduam se me konkurrimin e saj në San Marino Song Contest, u zbulua surpriza më e madhe, por nuk është kështu! Sheila Haxhiraj po tregon qartazi se ky moment ishte veçse faqja e parë.

“Zemra e tokës” është sa e njëjta, aq edhe ndryshe. Sigurisht që kënga mbetet po ajo që i dha vendin e tretë në FiK dhe tashmë synon për një triumf që do ta dërgojë në skenën e Eurovision, por koncepti është plotësisht i ri.

Në një video të siguruar gjatë provave të cilat i paraprijnë fazës së radhës, siguruar nga popart.al, duket se koreografia është e ndryshme. Sheila ka zgjedhur që artin e saj ta ridimensionojë në konceptin vizual me një koreografi të re, përgatitur nga mjeshtri Giussepe Miraglia.

Në këtë moment të shkëputur, balerinët shihen në një formacion që nuk përkon me ndonjë ide të realizuar më herët në FiK, duke treguar qartazi një dëshirë të artistes për të guxuar dhe eksperimentuar.

Për këtë, do të shërbejë kontributi i Miraglia-s si një koreograf i njohur në Itali dhe në skenën ndërkombëtare. Ai i njeh mirë disiplinat e baletit klasik, modern jazz dhe kontemporan, një përzierje interesante që pasqyrohet edhe te “Zemra e tokës”.

Asgjë si më parë! Sheila Haxhiraj transformon “Zemrën

Siç është vënë re, kënga përzien një nga motivet më të bukura shqiptare me ritme ‘deep house’ dhe një performancë që në skenë dukej thuajse si teatër i luajtur, kështu që nuk ka dyshim se Miraglia, i cili është edhe pedagog pranë International Dance Association, një trupë profesionistësh të fushës, do të nxjerrë edhe më në pah aspektet e veçanta të këngës.

“Kemi punuar shumë dhe energjia është në tjetër nivel”, ka shkruar Miraglia në një postim ku ka njoftuar bashkëpunimin me Sheilën dhe që veç na paralajmëron për një performancë që premton të jetë shpërthim emocionesh dhe surprizash.