POP ART MEDIA

Ekskluzive/ Nata e parë e Fik64, fotoja e parë e Arilena Arës dhe Salsano Rrapit nga prova gjenerale

Ekskluzive/ Nata e parë e Fik64, fotoja e parë e Arilena Arës dhe

Sonte nis nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH. Katër net gala, 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor do të sjellin 28 këngët konkurruese nën moderimin e Arilena Arës dhe Salsano Rrapit.

Nga një intervistë e dyshes në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, ata shprehen se përgatitjet po shkojnë mirë.

“Mund të them që skena është shumë e bukur. Sa erdhëm nga një provë që ishte në nivelet e gjenerales, me këngët, me moderimin, me këngët dhe na shkoi mirë. Jemi mirë deri tani”, tha Salsano.

Nga kjo provë, PopArt Media ka siguruar foton e parë ku zbulon sesi duken dy prezantuesit dhe skena.

Arilena ka zgjedhur një fustan të bardhë me siluetë elegante dhe trajtë të veçantë. Pjesa e sipërme vjen në trajtë harku, kurse në mes gjendet një elips i hapur, i rrethuar me gurë që ekspozon paksa dekoltenë.

Sigurisht, grimi dhe flokët mbeten ende për t’u zbuluar, por e njohur për stilin e saj natyral, pritet që Arilena t’i qëndrojë besnike duke pasqyruar freskinë e saj.

Ekskluzive/ Nata e parë e Fik64, fotoja e parë e Arilena Arës dhe

Salsano shfaqet i veshur me një kostum klasik të zi,këmishë të bardhë dhe një papion. Pas tyre shihet shkallët e ndriçuara të skenës, por surpriza e plotë do të zbulohet sonte. Arilena tha se hapja e mbrëmjes do të ketë performanca me të ftuar specialë dhe në stil MTV.

“Hapja do të ketë performanca me të ftuar specialë. Do jenë dy, do të jetë e ngjeshur, nuk do t’i lodhim shikuesit, ka një frymë moderne mendoj në festivalin e fundvitit gjë që ka ardhur të paktën në vitet e fundit kur unë e kam ndjekur intensivisht. Ka talente shumë të mira. Ka këngë shumë të bukura. Vijnë të gjithë me performanca, me skenografi. Mirë e tha edhe Salsano që skena është vërtet shumë e bukur. Është vërtet e stilit ‘MTV’. Ne kemi një debutim që do të bëjmë nga shkallët me një hyrje shumë speciale këtë vit. Do të jetë shumë interesante kjo pjesë.”