ART&KULTURË

Shkodra Elektronike prezanton EP-në “Shndrit”, artistët zbulojnë ç'vjen pas

Shkodra Elektronike prezanton EP-në “Shndrit”, artistët

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News kanë rrëfyer pasionin për muzikën, ndërsa kanë ndarë edhe albumin “Shndrit”.

Shkodra Elektronike në prezantimin e saj zuri vendin e tetë, por pavarësisht të gjithave arriti t’i vërë “zjermin” skenës së Eurovisionit, në Bazel të Zvicrës.

Dyshja arritën të rrëmbenin zemrën e publikut. Fjala “Shndrit” është shndërruar në një simbol të grupit.

“Jam shumë e gëzuar që arritëm të realizonim disa këngë të reja”, tha Beatriçe.

Artistët treguar se kanë sjellë tre këngë të reja, përfshirë edhe “Zjerm”. “Besoj se do të kemi edhe klipe, i kemi bërë xhirimet”, u shpreh Kolë Laca.