
"Luli dhe Goni Lemes" është komedia më e shumëpritur e momentit, jo vetëm për zhanrin që e duan të gjithë, por edhe për kastin e përzgjedhur të aktorëve.
Kjo komedi sjell Aurela Gaçen në rol protagonist, si dhe përkrah saj Margent Caushin dhe Deivis Myslymin. Po ashtu, pjesë e saj do të jenë edhe ikona të njohura të humorit dhe muzikës në vend, si Irini Qirjako, Parodistët e Vlorës, Rita Lati, etj.

Filmi me skenar të autores dhe producentes Klaudia Brahimaj dhe regjisor Bjordi Mezinin, është një homazh për Vlorën duke përfshirë elemente të muzikës, kulturës dhe traditës jugore.

Ndërsa xhirimet në qytetin e Vlorës kanë përfunduar, komedia ‘Luli & Goni Lemes’ pritet të shfaqet në kinema brenda muajit prill.






