“POP ART THE ALBUM” erdhi këtë nëntor për të gjithë dëgjuesit e muzikës pop nga artistja shqiptare me famë botërore, Arilena Ara.

Albumi u publikua në datën 6 nëntor në YouTube, Spotify, AppleMusic, Deezer dhe të gjitha platformat e tjera muzikore. Ky është dhe albumi më i ri i këngëtares i cili vjen pas më shumë se një dekade të pasur artistike dhe sukseseve të njëpasnjëshme me hitet “Nëntori”, “Aeroplan”, “Zemër”, “Doja” dhe “Shaj”.
“POP ART THE ALBUM” përmban gjithsej 12 këngë: “Ai je”, “Aligator”, “Dance Me”, “E gjallë”, “Ëndërr”, “Ke me mungu”, “Mëkat”, “Mam”, “Murderer”, “Obsession”, “Stafeta” dhe “Thirr Policinë”.
Këngët vijnë në versionin audio në të gjithë platformat muzikore si dhe janë realizuar në bashkëpunim me artistë si: Darko Dimotrov, Mixey, Fatjon Miftari ,Yll Limani, Endrit Mumajesi, 2po2, Elinel, Florent Boshnjaku, Gjon’s Tears, Dafina Zeqiri, CryJaxx, Wendy etj.
Këngët “Murderer” në bashkëpunim me Noizy-in, ”Thirr Policinë” me Dafina Zeqiri, ”Ke më mungu” dhe ”Aligator” janë publikuar më herët në versionin video.
“POP ART FESTIVAL” do të ketë emocion, energji dhe mbi të gjitha të gjitha ngjyrat e Pop Art. Arilena do të performojë hitet dhe albumin e saj në festivalin gjigand ditën e premte në orën 19:00.
Sipas këngëtares, “POP ART THE ALBUM” është deri më tani projekti më i madh i jetës së saj i cili do të vendosë një standart të ri në industrinë muzikore shqiptare. Ky album është i krijuar me shumë energji, punë dhe mbi të gjitha me një dashuri të madhe për të finalizuar një produkt të veçantë, special dhe të dashur për të gjithë fansat.



