Edhe pak ditë nga data e shumëpritur për të gjithë Tiranën. Më 19 nëntor, Sheshi Skënderbej do të shkëlqejë, njerëzit do të jenë të emocionuar si asnjëherë më parë, dhe mbrëmja do të jetë me surpriza të paimagjinueshme.

Pse ky festival do të jetë i jashtëzakonshëm?
Për gjithçka. Çdo detaj, çdo element është krijuar dhe do të realizohet me shumë emocione dhe dashuri. Artistja ndërkombëtare Arilena Ara, vjen për herë të parë me një festival të këtyre përmasave në Shqipëri. Pasi ka interpretuar në qindra festivale dhe koncerte botërore e është vlerësuar me shumë çmime kudo ku ka qenë prezente, do të performojë live në zemër të Tiranës.
"Pop Art", albumi i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve, me plot 12 këngë të punuara profesionalisht, të cilat brenda një kohë shumë të shkurtër u kthyen në hitet e preferuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të promovohet më 19 nëntor. Le t'ju kujtojmë disa prej këngëve, të cilat me shumë siguri i mbani mend për emocionet që ju kanë dhuruar. "Murder" ishte një nga hitet e kësaj vere, dinamika, pasioni dhe adrenalina ishin disa nga ndjesitë që lehtazi përjetoheshin kur dëgjohej të luhej thuajse kudo. "Thirr policinë", një këngë shpërthyese, thirrje dhe mbështetje për të gjitha vajzat e gratë që të gjejnë forcën për të bërë atë çfarë dashurojnë dhe sigurisht të kërcejnë nën ritmet e muzikës. "Aligator", një interpretim dinamik dhe teksti që bëri të rinjtë ta donin njëri- tjetrin më shumë. E përsa i përket "Ke me mungu", nuk po shkruajmë më tej se u emocionuat sa e kujtuat për të gjitha ndjesitë e pakrahasueshme që ju japin tingujt dhe zëri i Arilenës. Diçka është e sigurt,"Pop Art" Festival do të jetë një mbrëmje ku të gjithë do të ndiheni të dashuruar nga muzika. Do të kërceni, do të buzëqeshni pa e kuptuar arsyen, do të ndieni mall për të gjitha kujtimet tuaja më të bukura... sa shumë emocione.



