
Në një natë të gjatë e të mbushur me surpriza, me vëmendjen e të gjithë publikut, Arilena Ara ishte e ftuar për të prezantuar këngën e saj më të re, një projekt i jashtëzakonshëm, në bashkëpunim me emra po kaq në suksesshsëm të botës muzikore siç është Diane Warren.
Pak minuta më parë, artistja shkodrane e çmimeve të para u ngjit në skenën paralele të finales së BBV për të prezantuar “Weightless”. Kënga shënon një kapitull të ri dhe shumë emocionues për Arilenën, sepse bashkë me të janë finalizuar edhe shumë vite pune dhe sfide.
Pak para prezantimit të këngës së re, Arilena postoi edhe në profilin e saj një mesazh, përmes të cilit thekson se ky projekt është më i rëndësishmi në karrierën e saj.
View this post on Instagram
“Weightless”
Pafund e emocionuar që po ndaj me ju kapitullin më të rendësishëm të karrierës sime.
Shumë vite pune, më në fund po finalizohen.
Kënga ime më e re, bashkëpunimi me @dianeëarren ,një nga songëriters më të mëdha që ka njohur historia e muzikës botërore!
Kush është Diane Warren?
Diane Warren është një ikonë e vërtetë në botën e muzikës. Ajo është një nga ato emra që nuk është gjithmonë në dritën e reflektorëve, por ndikimi i saj është thellësisht i ndjerë në çdo këngë që ka shkruar. Ajo ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kapur emocione të thella dhe t'i shndërrojë ato në këngë që prekin zemrën e miliona njerëzve.
Ajo shkruar për kaq shumë legjenda, nga Cher e deri te Lady Gaga dhe këngë si “Because You Loved Me” (Celine Dion) dhe “Unbreak My Heart” (Toni Braxton), balada që kanë mbetur të pavdekshme. Dhe “I Don’t Wanna Miss a Thing” nga Aerosmith është ndoshta një nga hitet më të mëdha të dekadës së saj.
Diane është nominuar për çmimin "Oscar" për këngë origjinale më shumë se 10 herë — një rekord më vete për një kantautore që nuk interpreton vetë.



