POP ART MEDIA

Hailey rrëfen arsyen pse nuk është më e afërt me familjen e saj

Hailey rrëfen arsyen pse nuk është më e afërt me

Hailey Bieber ka zbuluar pse nuk është shumë e afërt me familjen e saj.

Gjatë një bisede me W Magazine, ajo zbuloi se nuk është aq e afërt me familjen e saj në këtë periudhë pasi thjesht po përpiqet të shijojë shtatzëninë me bashkëshortin e saj, Justin Bieber.

Hailey rrëfen arsyen pse nuk është më e afërt me

"Unë nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë pikë të jetës sime, sepse ndihem sikur jam shumë e pavarur. Unë jam individi im tani dhe kam ndërtuar familjen time," tha 27-vjeçarja. “Por kur shikoj prapa në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të bukura. Kam pasur një fëmijëri mjaft normale. Natyrisht, unë vij nga familja që vij dhe e kam ditur gjithmonë se kjo ishte ndryshe." 

Hailey është vajza e aktorit Stephen Baldwin dhe stilistes Kennya Deodato Baldwin.

Hailey rrëfen arsyen pse nuk është më e afërt me