POP ART MEDIA

Magjia e fustanit të zi, Arilena Ara kthehet në muzën e Nensi Dojakës

Magjia e fustanit të zi, Arilena Ara kthehet në muzën e Nensi

Nuk është një pasarelë e “Calvin Clein”, as një kopertinë e “Vogue”, “Harper's Bazaar” apo “Elle”. Pas ikonave të njohura në fushën e modës si Bella Hadid, Zendaya, Dua Lipa, Kendall Jenner, Emily Ratajkowski etj., që kanë zgjedhur të vishen nga Nensi Dojaka, stilistja e famshme shqiptare me bazë në Londër, këtë të diel “zbriti” në “Këngën Magjike” në siluetën e Arilena Arës.

Një nga emrat më të shquar në industrinë globale të modës ka një specifikë që e dallon nga kushdo tjetër. Suksesi i saj nuk mjaftohet në një kombinim të dizajnit inovativ, shfaqjes unike ndaj elegancës femërore, por edhe përkushtimit në detaje – çka e bën autentike në çdo veshje që krijon.

Magjia e fustanit të zi, Arilena Ara kthehet në muzën e Nensi

Nensi Dojaka është e njohur për krijimin e veshjeve minimaliste dhe sensuale, që kombinojnë transparencën me të guximshmen, por nuk mbetet me kaq. Çdo krijim i saj thekson linjat natyrale dhe kur është fjala për ngjyrën e zezë, si edhe në rastin e Arilenës, veshja i kapërcen kufijtë duke u kthyer në vepër arti.

Fustani i zi i Arilenës, me të gjitha detajet e tij unike, jo vetëm nxjerr në pah linjat perfekte të artistes (këtë e konfirmon edhe vetë Nensi), por njëkohësisht zbulon më tej mistere të një bote të re të veshjes – në të cilën pak njerëz vizionarë mund të depërtojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Nuk e ka lënë me kaq… Fustanin e gjatë të zi, me të çarën sensuale në prezantimin e baladës “Zero gradë”, Nensi do ta përforcojë në Pallatin e Koncerteve, me një tjetër vepër të saj në trupin e Arilenës. Për detajet e netëve live nuk zbulohet shumë, por ajo që dihet deri tani është po një fustan i zi – fuqi e padepërtueshme e Nensit në trupin e Arilenës – i cili ka një bisht gjigant, unik në llojin e tij, si çdo krijim tjetër i artistes së njohur shqiptare. Së bashku me bashkëpunëtoren e përhershme të këngëtares, Miranda Dupi, Nensi po krijon një veshje skenash ndërkombëtare.

Magjia e fustanit të zi, Arilena Ara kthehet në muzën e Nensi

Nensi i ka lënë të gjitha dhe të gjithë mënjanë dhe i ka hyrë punës për “Këngën Magjike” dhe Arilena Arën. Natyrisht, siç thotë ajo, puna me të bëhet mjaft e thjeshtë; me linjat dhe siluetën gati perfekte.

Magjia e fustanit të zi, Arilena Ara kthehet në muzën e Nensi

Nuk është një pasarelë në Javët e Modës, të Londrës apo të Parisit; nuk është as një koleksion i ri i Nensit. Është gjithçka ekskluzivisht për Arilena Arën në Javën e Këngës Magjike në Tiranë.