
Kur mendojmë për jetën e një këngëtari na vjen ndërmend muzika, veshjet e bukura, grimi, flokët, marrja e dhjetëra komplimenteve, me pak fjalë, ana e ndritshme e medaljes. Por në postimin e fundit të Ponit tregohet se të gjitha këto kërkojnë mundim si çdo punë tjetër. Pas çdo kënge e videoje të kuruar në detaje, qëndrojnë orë të tëra pune për të arritur sa më pranë përsosmërisë.
Për ta demonstruar, këngëtarja ka postuar një foto të një dite pas xhirimeve. Këmbët e saj janë të vrara në pjesën e pasme dhe po, edhe një punë që duket kaq e bukur nga jashtë, ka brenda shumë lodhje e mundim.
Një ditë ‘normale’ pas xhirimeve. Dikush mund të mendojë pse po i ndan me ne, unë e bëj këtë post për të gjithë të rinjtë apo të rejat që mund të më ndjekin. Dhe pas një klipi, kënge, filmi, humori etj ka shumë lodhje fizike. Njësoj si një kamarier në plazh, si një kuzhinier në 40 gradë që duhet të gatuajë për të gjithë restorantin etj. Ne kemi privilegjin të marrim kënaqësi nga një fjalë e mirë, urim, komente në platforma të ndryshme etj. Por çdo punë është e vështirë dhe pa sakrifica nuk ka progres. Miqtë në Instagram i kam shumë cilësorë, prandaj herë pas here më pëlqen të ndaj ndjesi të momentit.




