Turneu global i Kim dhe Khloe Kardashian vijon nga India në Itali. Nga dasma luksoze “prej floriri”, tek ikona e muzikës Andrea Bocelli, motrat sërish morën vëmendjen e të gjithë botës.
Pas udhëtimit në Indi për të marrë pjesë në një martesë të mbushur me yje, motrat e famshme u kthyen në Itali për të ndjekur koncertin special në 30-vjetorin e Andrea Bocelli-t në “Teatro del Silenzio”.

Edhe këtu, Kim dhe Khloe dukeshin më stil si kurrë më parë! Veshjet, si gjithmonë, edhe këtë herë ishin mahnitëse dhe… pa dyshim, të guximshme.

Kim shkëlqeu me një fustan të zi të “Gucci”-t me rripa të hollë dhe një dekolte të theksuar, duke kombinuar fustanin me një shall koke të stilit retro. Ndërsa Khloe veshi një fustan të guximshëm të stilit “rrjetë”, nga “Dolce & Gabbana”, të cilin e kombinoi me disa aksesorë dhe një çantë të vogël të zezë.

Veç motrave Kardashian, kanë qenë të shumtë personazhet që kanë zgjedhur këtë stil fustani, propozuar fillimisht nga “Dolce & Gabbana” e më pas, edhe nga shumë emra të njohur në fushën e modës. Fustanet “me grep”, shumë sensuale dhe aspak vulgare, janë veshur në shumë evente të njohura të kohëve të fundit kudo në botë.

Veç motrave Kardashian, edhe shumë personazhe të njohura të modës kanë bërë po të njëjtën zgjedhje; Alessandro Ambrosio, David Koma, Emily Ratajkowski, Kendall Jenner etj.
Në një paralele me modën e vitit të fundit, ishte edhe zgjedhja e Miranda Dupit për ditëlindjen e këngëtares Arilena Ara, dy ditë më parë. Po njësoj, me një fustan po në stilin “no pants”, i njohur tashmë nga shumë personazhe në botën e showbiz-it, kuratorja e imazhit dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e artistes s’mund të gabonte në zgjedhjen e saj për Arilenën.
Por tek ngjyra e zezë, Miranda guxoi pak më shumë me Arilenën, duke marrë parasysh edhe linjat perfekte të këngëtares.
E pyetur pse këtë zgjedhje, Miranda thotë se është tendenca e të gjitha yjeve më me ndikim në botë. Madje, ajo shton se ky stil veshjeje është shumë avantgard. Jo vetëm në vitin që jemi, por do të dominojë edhe dy vitet e ardhshme, 2025 dhe 2026.
Flokët “e lagur” të Arilenës, jo vetëm për trendin, por edhe për mjedisin në të cilin ajo zgjodhi ta festojë ditëlindjen me miqtë, ishin kombinimi më i mirë me zgjedhjen e fustanit.
Kush tha që vetëm motrat Kardashian nuk gabojnë kurrë me zgjedhjen?
View this post on Instagram



