
Alpet e Zvicrës nuk kanë asgjë më shumë se ato shqiptare. Vendi ynë është i bekuar me një natyrë mahnitëse për t’u pasur zili nga çdo vend. Aty, mes Alpeve të Tropojës, gjendet një bujtinë që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi është një investim i rrallë dhe i kompletuar për të ofruar pushime nga ato që të duhet të përshkosh kilometra për t’i prekur.
Bujtina Adora ndodhet në Fierzë të Tropojës, në vendin e njohur si porta hyrëse e Alpeve shqiptare – e quajtur kështu pasi është pikëtakimi i disa prej vendeve me natyrën më mbresëlënëse në Shqipëri.

Bujtina Adora është një oaz qetësie që gjendet mes maleve, gjelbërimit dhe ujit të kristaltë të Valbonës, perfekte për t’u vizituar në dimër për një arratisje në borë apo në verë për t’u mbushur me ajrin e freskët.
E nisur si një investim nga Paolo Gjoka, i cili u largua nga vendi në moshën 18-vjeçare për një jetë më të mirë në emigrim, por u rikthye pas 30 vitesh për të realizuar ëndrrën e madhe për ta kthyer vendlindjen e tij në perlën e Alpeve. Dhe ia doli!

Ai krijoi Adorën – diamantin që i mungonte Portës Hyrëse të Alpeve për ta kthyer në një destinacion turistik që plotëson të gjitha standardet që një pushues kërkon.
Bujtina Adora ofron gjithçka; nga dhomat akomoduese ku nuk mungon asgjë për t’u ndierë si në shtëpi, pishina e ndodhur mes gjelbërimit të pemëve dhe me pamje nga lumi, e deri tek ushqimi i mirë i gatuar me kujdes të veçantë nga një staf i përkushtuar që i kushton vëmendje çdo detaji.
Një fundjavë tek Adora ju ofron edhe shumë aktivitete të tjera për të bërë përveç shijimit të ushqimeve bio, muzikës së mirë veriore apo ajrit të pastër dhe pamjeve mbresëlënëse. Ju mund të shijoni një udhëtim me varkë në liqenet e mrekullueshme të Fierzës dhe Komanit. Të lundroni mbi ujërat e kaltra për t’u rilidhur plotësisht me natyrën që aq shumë na mungon në jetën e zhurmshme të qytetit.
Bujtina Adora nuk është thjesht një vend pushimi, por një eksperiencë unike që do ta mbani mend gjatë. Aty, tradita dhe mikpritja shqiptare gërshetohen me komfortin dhe luksin, duke krijuar një ambient ideal për të gjithë ata që duan të shkëputen nga rutina dhe të përjetojnë magjinë e Alpeve shqiptare.

Nëse ëndërroni të kaloni një fundjavë apo disa ditë mes natyrës së paprekur, në një ambient ku qetësia dhe bukuria natyrore shkojnë dorë për dore, Bujtina Adora është destinacioni që po kërkoni. E vendosur në zemër të Alpeve, ky është vendi ku pushimet kthehen në kujtime të paharrueshme. Mos e humbisni mundësinë për ta vizituar dhe për të zbuluar vetë pse Adora është bërë një nga vendet më të dashura për turistët vendas dhe të huaj!
Instagram: @bujtina_adora
Cel: +355 69 480 8686



