POP ART MEDIA

Zbulohen të gjithë anëtarët e jurisë së edicionit të gjashtë të "X Factor Albania"

Zbulohen të gjithë anëtarët e jurisë së edicionit

X Factor Albania është gati për një sezon të ri që premton të zbulojë talente të shumta. Talent show i famshëm do të nisë nga 8 nëntori, si gjithmonë në Tv Klan.

Anëtarët e jurisë do të jenë katërshja fantastike e vitit të kaluar: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.

Dhe sigurisht do të ketë një juri të ftuar që do të na shoqërojë javë pas jave derisa të mbërrijmë në fazën e netëve live. Ndërkohë që xhirimet kanë nisur, Pop Art konfirmon edhe emrat e anëtarëve të jurisë së ftuar.

Zbulohen të gjithë anëtarët e jurisë së edicionit

Juria e audicioneve:

Albërije Hadërgjonaj

Anxhela Peristeri

Ardit Çuni

Bojken Lako

Eli Fara

Ledina Çelo

Ronela Hajati

Zhani Ciko

Juria e fazës së vilave:

Alandy

Renis Gjoka

Soni Malaj